Spektakli më i madh i humorit në Shqipëri, Portokalli, në turin e tij veror mbërriti mbrëmjen e së enjtes në Kamëz.
Nën titullin “Verë dhe portokalle”, spektakli ishte i jashtëzakonshëm. Dhe numrat e shkruar posaçërisht për këtë tur që do të prekë pothuajse të gjithë Shqipërinë.
I gjithë publiku është i mirëpritur të ndjekë falas këto natë të paharrueshme vere me humorin e portokalli në sheshet e qyteteve të tyre. Dhe të përjetojnë emocionet e aktorëve të tyre të preferuar.