Ish-banorja e edicionit të parë të “BBV” dhe njëkohësisht këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar me anë të një videoje në rrjetin e saj social Instagram teksa ka folur në lidhje me të gjitha sulmet që asaj i janë bërë këto kohë nga mediat dhe jo vetëm. Lidhja e Triksës me aktorin e humorit, Donald Veshaj përfundoi menjëherë pas daljes së këtij të fundit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ndërkaq, menjëherë pasi Beatrix postoi videon në rrjetet sociale, reagimet ishin të shumta. Bukuroshja mori mbështetje nga të gjithë personazhet e njohur të ekranit. Sigurisht të gjithë kanë mbajtur anën e artistes duke i dalë në krah asaj dhe duke “përqafuar” mesazhin se bullizimi nuk duhet të promovohet në asnjë lloj mënyre sepse mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme tek njerëzit.
Së fundmi, mbështetje për të ka treguar edhe nëna e aristes shqiptare me famë botërore Rita Ora, Vera. Vera Ora, e cila është psikologe me profesion dhe këshilluese e shëndetit mendor ka shpërndarë në InstaStory-n e saj videon e Beatrix. Krahas kësaj ajo shkroi:
Ngrini zërin kundër bullizimit! Shëndeti mendor ka rëndësi! Stop bullizimit!
Ndërkohë, në një postim të dytë në të cilën Beatrix e ka falënderuar për përkrahjen duke thënë se kjo ka shumë rëndësi për të, nëna e këngëtares bëri një tjetër reagim, ku shkroi:
Jemi komb i lashtë, kemi tradita të forta dhe rini të bukur. Hajde të ndihmojmë njëri-tjetrin! Pavarësisht se kush është në pyetje bullizimi nuk ka vend në vendin tonë.
Rikujtojmë se, krahas reagimit të Beatrix nëpërmjet videos së postuar nga ajo, nuk ka munguar edhe përkrahja e vëllait të saj, Alban Ramosaj. Në një koment poshtë videos, ai shkruan se është i lumtur që Beatrix është vetvetja dhe se kjo është arma më e mirë e këngëtares.