Pas sistemit tretës, vagina është organi që ka numrin më të madh të baktereve e vlen të theksohet se shumica prej tyre janë në dobi të shëndetit riprodhues. Ndonëse gratë mendojnë se vagina duhet pastruar me solucione e shampo larëse, nëse do t’i njihnin më mirë efektet negative e afatgjate të këtij veprimi, nuk do e bënin më kurrë këtë gjë.
Vagina është një organ vetëpastrues dhe larja me shampo a sapunë rrit rrezikun e infektimit me papillomavirus (HPV). Hulumtuesit nga Universiteti i Teksasit dolën në këtë përfundim pasi studiuan të dhënat nga 1271 gra të moshave 20-49 vjeç të cilat kishin raportuar ritualet e higjienës vetjake. Studimi, i publikuar në “Journal of Infectious Diseases” zbuloi se rreziku i infektimit me HPV ishte 26% më i lartë te gratë që përdornin shampo e larës.
Sipas ekspertëve më shqetësues është fakti se larja e vaginës rrit gjithashtu me 40% rrezikun për të prekur nga kanceri i qafës së mitrës që shkaktohet nga HPV. E gjitha kjo ndodh sepse përbërësit e larësit prishin ekuilibrat midis baktereve duke e bërë vaginën më të ndjeshme ndaj infeksioneve dhe inflamacioneve. Ndërkaq, siç tanimë e dini sekrecionet vaginale ndryshojnë para dhe pas ciklit menstrual, pas raporteve sekuale të pambrojtura apo kur përdorni pilulën e emergjencës.
Ky ndryshim vihet re menjëherë në ngjyrën, sasinë dhe erën e tyre, duke sjellë kështu problematika shëndetësore që mund të kërkojnë trajtim dhe ndërhyrje mjekësore. Në rast se keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe vini re që në ditët në vijim keni sekrecione vaginale në ngjyrë kafe të shoqëruara me pak gjak, ndoshta duhet të bëni një test ose të konsultoheni me mjekun gjinekolog pasi mund të keni të bëni me një shtatzëni të mundshme. Në qoftë se sekrecionet tuaja vazhdojnë të kenë të njëjtën ngjyrë, por jane me sasi më të bollshme dhe me pak erë atëherë keni vaginozë bakteriale.