Celebrities Gossip Showbiz

Veprimi më i fundit i Dafina Zeqirit është për t’u duartrokitur!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.

Por, përpos karrierës si artiste dhe jetës private për të cilën është shumë e përfolur, bukuroshja së fundmi na ka bërë krenarë me një iniciativë që ka ndërmarrë së fundmi duke iu ardhur në ndihmë fëmijëve të qytetit të Beratit. Së bashku me partnerin e saj, Dafi ka dhuruar për kopshtin e fëmijëve një bibliotekë të re në mënyrë që vogëlushët të kenë mundësi të lexojnë sa më shumë dhe kjo është vërtetë për t’u duartrokitur.

Postimet mes Dafit dhe Dj Geek nuk mungojnë duke na treguar vazhdimisht se së bashku kanë një kimi perfekte, ndaj nuk është çudi nëse çifti do të na surprizojë me ndonjë hap më të madh në lidhjen e tyre. Dyshimet lidhur me këtë na i ka shtuar dhe një postim i artistes në Instastory ku teksa ka marrë pjesë në një dasmë, në momentin ku vajzat mblidhen për të kapur lulet e nuses ka qenë pikërisht këngëtarja ajo që i ka kapur. ‘E radhës’, ka qenë mbishkrimi në videon që e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Epo, urojmë që të kemi një dasmë në horizont së shpejti!