Ylli televiziv Kim Kardashian së fundmi është emocionuar dhe përlotur nga veprimi i ish-it të saj, reperit Kanye West. Vetëm disa orë përpara se të prezantonte ‘Saturday Night Live’, West u kthye me kasetën e saj të seksit në episodin e tretë të “The Kardashians” të Hulu. Në episodin e 27 prillit të “The Kardashians”, themeluesja e SKIMS zbuloi se Kanye siguroi pamjet e fundit të kasetës së saj famëkeqe me ish-partnerin Ray J, që u zbulua në vitin 2007. Kim i tha e emocinuar mamasë së saj, Kris Jenner se:
Ai më ktheu të gjithë kasetën. Ai fluturoi në shtëpi dhe mori kompjuterin në të cilin ishte dhe hard disku. Ai u takua me Ray J në aeroport.
Ky ishte një lehtësim i kuptueshëm për Kim, pasi kërcënimet për një kasetë të dytë seksuale e shqetësonin prej kohësh. Kim në një rrëfim tha se:
E di që Kanye e bëri këtë për mua, por ai e bëri këtë edhe për fëmijët tanë. Unë dua t’i mbroj ata nga sa më shumë që të mundem. Dhe nëse do të kisha fuqinë për të bërë këtë, ose nëse Kanye ka fuqinë për të bërë këtë, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Dhe unë jam shumë emocionale për shkak të saj.
Rikujtojmë se nga martesa e tyre, Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë së bashku. Pasi ngushëlloi Kim-in, Kris iu drejtua Kanye-t dhe i tha:
Faleminderit Kanye për mënyrën e pabesueshme që i bën gjërat dhe aftësinë për të bërë diçka. Të gjithë jemi shumë mirënjohës.
Ndërkaq, Kim nga ana tjetër është duke shijuar romancën e saj me Pete Davidson dhe janë një nga çiftet më të përfolur të momentit. Ndërsa romanca e tyre bëhet edhe më serioze, dyshja thuhet se kanë filluar të flasin për të pasur fëmijë së bashku.