Aktualitet Bota

Venezuela tërheq stafin diplomatik nga 7 vende të Amerikës Latine!

Qeveria e Venezuelës njoftoi të hënën se po tërheq stafin e saj diplomatik nga shtatë vende të Amerikës Latine në shenjë proteste ndaj “ndërhyrjes” së qeverive të tyre në punët e brendshme të vendit, pasi ata vunë në pikëpyetje rizgjedhjen e Presidentit Nicolas Maduro në detyrë, thuhet në një njoftim për shtyp të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Bëhet fjalë për Argjentinën, Kilin, Kosta Rika, Panamaja, Peruja, Republika Domenikane dhe Uruguai, ku sipas qeverisë prek “sovranitetin kombëtar” të Venezuelës.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro  fitoi në zgjedhjet presidenciale dhe një mandat të tretë në detyrë, njoftoi Këshilli Zgjedhor (CNE).

Sipas të dhënave zyrtare, Maduro fitoi rreth 51% të votave, duke mposhtur kandidatin e opozitës Edmundo Gonzalez, i cili siguroi rreth 44% të votave.

Në zgjedhjet presidenciale konkurruan dhjetë kandidatë. Rreth 21.6 milionë njerëz kishin të drejtë të votonin, përfshirë edhe ata jashtë vendit.

Zgjedhjet në Venezuelë fitohen me shumicë të thjeshtë në raundin e parë.

Maduro ka udhëhequr deri tani një krizë ekonomike, duke përfshirë hiperinflacionin, mungesat akute të mallrave dhe një rënie të prodhimit të naftës, që nxiti rreth 7.7 milionë venezuelas të ikin jashtë vendit, sipas Kombeve të Bashkuara.

Maduro u zgjodh për herë të parë president në prill 2013, pas vdekjes së paraardhësit të tij Hugo Chavez, nën drejtimin e të cilit shërbeu si zëvendëspresident.

Pavarësisht trazirave ekonomike dhe përpjekjeve të mbështetura nga SHBA-ja për ta rrëzuar atë, Maduro ka qenë në gjendje të mbajë pushtetin.