Krijuesi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka njoftuar së fundmi se një person i dytë ka kryer me sukses një implant cerebral nga Neuralink. Musk ka folur për këtë arritje të dytë gjatë një podcasti të organizuar nga shkencëtari i shkencave kompjuterike Lex Fridman. Noland Arbaugh, një tetraplegjik që nuk ka pasur lëvizje poshtë shpatullave për tetë vitet e fundit, do të përdor implantin Neuralink për të kontrolluar një krusor në ekranin e kompjuterit vetëm me mendjen e tij.
Neuralink ka thënë se ka rikuperuar aftësinë e implantit për të monitoruar sinjalet e trurit të Arbaugh duke bërë ndryshime që përfshinin modifikimin e algoritmit për të qenë më i ndjeshëm. “Arbaugh ka përmirësuar rekordin e tij të mëparshëm për shpejtësinë me të cilën mund të kontrollojë një tregues vetëm me mendje, me vetëm rreth 10 deri në 15% të elektrodoave që funksionojnë,”-tha Musk në podcast. “Unë nuk dua të jem i padurueshëm, por duket se implantimi i dytë ka shkuar jashtëzakonisht mirë. Ka shumë sinjale, shumë elektroda. Po funksionon shumë mirë.”-tha Musk.
Musk i quajti hapat e ardhshëm për Neuralink gjigantë dhe parashikoi se në vitet në vijim, kompania do të rrisë ndjeshëm numrin e elektrodave dhe do të përmirësojë përpunimin e sinjaleve. Neurokirurgu Matthew MacDougall gjithashtu shprehu mendimet e tij në podcastin e Fridman dhe tha se operacioni Neuralink është “një procedurë vërtet e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.” “Është një nga procedurat më bazike të neurokirurgjisë që mund të imagjinohet.”
Gjatë procedurës, kirurgu bën një prerje në lëkurë në majë të kokës mbi zonën e trurit që ka përfaqësimin më të fuqishëm të qëllimeve të dorës. Musk tha se pret që Neuralink të ofrojë implante për tetë pacientë të tjerë këtë vit si pjesë e provave klinike.
Rikujtojmë se përpjekja e parë e Neuralink për të implantuar çipin në trurin e një qenieje njerëzore hasi një pengesë të papritur pasi pajisja filloi të shkëputet nga truri i pacientit. Pacienti, Noland Arbaugh, iu nënshtrua një operacioni në shkurt për të vendosur një çip Neuralink në trurin e tij, por funksionaliteti i pajisjes filloi të ulet brenda muajit.