Bota Botë e Çuditshme

Vendos të lë në aeroport makinën e tij dhe ikën me pushime, gjermani mbetet i shokuar kur kthehet…

Mund të duket e çuditshme por një pronar i një makine Audi ka mbetur mjaft i shokuar pasi është kthyer nga pushimet e tij. Rudolf Mayer nga qyteti gjerman i Rothenburgut udhëtoi për në Tajlandë dhe vendosi të linte Audi Q5 të tij pranë aeroportit të Frankfurtit.

Përmes internetit ka rënë në kontakt me kompaninë Skyway Parking, e cila ofron shërbime të mirëmbajtjes së veturave të parkuara dhe ka paguar 115 euro për tre javë parkim.

Në aeroport, ai ia dorëzoi çelësat e veturës një punonjësi të terminalit, por kur u kthye nga pushimet, Mayer kuptoi se Audi i tij ishte më i ndryshe se kur e kishte lënë, pra gjithçka tregon se dikush e kishte përdorur atë.

Pjesa e brendshme ishte pastruar, por ndihej era e tymit të duhanit dhe makina kishte më shumë karburant sesa kur Mayer e kishte lënë në fillim. Përveç kësaj, ai vuri re se vetura kishte bërë 2700 kilometra ndërkohë që ai ndodhej në Tajlandë!

Ai ka tentuar të kontaktojë me këtë kompani dhe drejtori i ka kërkuar falje dhe i ka ofruar dëmshpërblim monetar, duke kërkuar që rasti të mos bëhej publik dhe duke këmbëngulur se ishte një “dështim sigurie”. Mayer e refuzoi këtë dhe po padit kompaninë, dhe policia lokale po heton rastin.