Einxhel Shkira teksa ishte e ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, ku foli për jetën e saj si nënë, partnere dhe karrierën.
Ishte e papritur teksa Einxhel i erdhi edhe një surprizë e papritur nga Donaldi. Me anë të një letre, Donaldi, me batuta dhe disa rikujtime për debatet që kanë pasur në “Big Brother VIP Albania 1”, i kërkoi të bëjnë paqe. Donald Veshaj, duke shkaktuar të qeshura në studio, mbylli si më poshtë letrën:
Përtej shakave, gjithmonë të kam vlerësuar dhe respektuar për karakterin luftarak. Ju përqafoj të treve. P.S.: Sinqerisht, vendin e dytë e meritoje ti, jo Iliri.
Pra, Einxhel dhe Donaldi janë zyrtarisht të pajtuar pas zënkave të vazhdueshme që nisën në BBV1.