Princi Harry dhe Meghan Markle janë gjithnjë e më shumë të vendosur për të qenë larg familjes mbretërore. Sipas burimeve të afërta thuhet se çifti ka vendosur që të ndryshojë mbiemrin nga Windsor në Spencer, në nder të Princeshë Diana-s. Dyshja e njohur madje kanë nisur veprimet me autoritetet britanike.
Princeshë Diana ka qenë gjithnjë një model i Meghan, madje shumë e kanë kritikuar se është një kopje e saj, e ndërsa vetë Harry e ka treguar gjithmonë se nëna e tij është pika e tij më e dobët, por edhe e fortë njëkohësisht. Familja mbretërore miratoi mbiemrin Windsor në vitin 1917, gjatë sundimit të George V, gjyshi i Elizabeth i cili gjatë Luftës së Parë Botërore e zgjodhi atë në vend të Sakse-Koburgut dhe Gothws, i gjykuar shumë gjerman.
Kjo gjë duket se nuk ka qenë aspak një nga dëshirat më të mëdha të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, por sigurisht edhe mbreti Charles do të mërzitet. Rikujtojmë, se shtëpia franceze e modës është planifikuar të bashkohet me Dukeshën e Sussex, duke e bërë atë një imazh të profilit të lartë të markës, pas emërimit të yjeve të dramës tajlandeze “KinnPorsche”, Nattawin Wattanagitiphat dhe Phakphum Romsaithong. Pas anulimit të podcast-it të saj pas vetëm një sezoni, Meghan Markle do të marrë një rol të ri kryesor si imazhi i Dior.