Këtë të shtunë është ceremonia e madhe e kurorëzimit të mbretit Charles. Një turmë e madhe me njerëz do të marrë pjesë në këtë cereomoni madhështore. Pallati Lambeth lëshoi një deklaratë dhe sipas Mbretit Charles, që nga Dita e Kurorëzimit, Camilla duhet të quhet Mbretëresha Camilla. Për 8 muajt e fundit, ajo është përmendur si “Mbretëresha Camilla”, por deklarata e Charles thotë se ndryshimi i titullit duhet të ketë një vend në çdo lutje për familjen mbretërore dhe në çdo formë ngjarjeje dhe ceremonie në Kishën e Anglisë.
Titulli i ri i Camilla-s do të hyjë zyrtarisht në fuqi pasi ajo të kurorëzohet të shtunën në Westminster Abbey, ndërsa titulli i saj i ri nuk do të jetë zyrtar derisa të kurorëzohet me bashkëshortin e saj. Buckingham Palace iu referua gruas së Charles si Mbretëresha Camilla për herë të parë në ftesën zyrtare të kurorëzimit. Në kurorëzimin e së shtunës, Camilla do të veshë diademën e Mbretëreshës Mary e cila ka pësuar ndryshime të vogla. Bëhet me dije se Charles, po e kundërshton traditën dhe do të refuzojë të vishet me veshjet tradicionale mbretërore të monarkut ndër shekuj.
Charles ka zgjedhur një veshje ushtarake për ngjarjen historike. Me këtë vendim, mbreti Charles III nuk do të mbajë çorape dhe pantallona. Ndërkaq, edhe pse Mbreti Charles ka deklaruar se dëshiron të thjeshtojë kurorëzimin sa më shumë që të jetë e mundur, për të reduktuar shpenzimet mbretërore, shifrat janë marramendëse. Lista është e pafundme dhe kostot e tepruara. Kjo ngjarje ka shikueshmëri botërore dhe përveç shpenzimeve, sjell edhe të ardhura të konsiderueshme për vendin.