12 refugjatët që janë strehuar në Gjadër në kampin italian do të largohen shumë shpejt drejt Italisë.
Këtë e vendosi një gjykatë në romënë gjykatën e Romës nuk vlerësoi të ligjshëm vendosjen e emigrantëve brenda qendrës italiane në Gjadër në Shqipëri, thuhet në mediat italiane që kanë zbardhur vendimin.
Masa e gjykatës u urdhërua për 12 të huajt nga selia e policisë së Romës më 17 tetor, të cilët janë pjesë e 16 emigrantëve, dhjetë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, të transportuar drejt Shqipërisë drejt kampit Gjadër nga anija Libra e Marinës Italiane. 12 azilkërkuesit pritet të rikthehen në Itali: si pasojë e dispozitës nuk mund të qëndrojnë në ambiente, por as të lihen të lirë në territorin shqiptar.
Sipas vendimit të gjykatës dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta edhe në dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, shkruajnë gjyqtarët e Romës. Sipas të cilëve gjendja e lirisë mund të rifitohet vetëm me kthimin e tyre në Itali.
Ky vendim megjithatë nuk shfuqizon kampet sepse ata janë ndërtuar për refugjatët që shkojnë atje nga vendet e cilësuar të sigurta.