Vendimi i presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën që të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi, që mund të arrijnë thellë brenda Rusisë, ka ngjallur shqetësime serioze në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas New York Times, disa përfaqësues të qeverisë amerikane kanë thënë se kanë frikë se përdorimi i raketave të këtij kapaciteti, mund ta shtyjë presidentin rus Vladimir Putin në hakmarrje kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.
Administrata e presidentit Joe Biden i ka hequr Ukrainës kufizimet në përdorimin e armëve amerikane, duke e lejuar të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar thellë brenda territorit rus raporton Reuters, duke cituar burime të afërta me vendimin.
Pas Reuters, lajmin e raporton edhe New York Times, duke cituar disa zyrtarë të administratës, sipas të cilëve raketat ndoshta do të përdoren fillimisht kundër trupave ruse dhe koreano-veriore në rajonin e Kurskut .
LEXO EDHE: Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës!
“Rusia ka nisur një nga sulmet më të mëdha ajrore në Ukrainë gjatë natës”, tha ministri i jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, i cili theksoi se në shënjestër kanë qenë qytetet paqësore, civilët dhe infrastruktura.
Për shkak të bombardimeve masive ruse gjatë natës, që synonin infrastrukturën energjetike të Ukrainës, ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike goditën kryeqytetin Kiev dhe rajonin e tij, si dhe rajonet Donetsk, Donbass e Dnipropetrovsk. Lajmin e bën të ditur Ukrinform.
“Kjo është një masë parandaluese,” shkroi kreu i administratës rajonale të Kievit, Serhii Popko.
Ukraina njoftoi kufizime energjetike mbarëkombëtare duke filluar nga nesër pas sulmit të madh rus. Arsyeja e kthimit të përkohshëm të kufizimeve, shpjegon Ukrenergo, raportuar nga Ukraiska Pravda, është dëmtimi i impianteve energjetike gjatë sulmit masiv të sotëm me raketa dhe dron.
Termocentralet operative bërthamore të Ukrainës reduktuan prodhimin e energjisë elektrike këtë mëngjes si një masë paraprake pas bastisjeve masive ruse në të gjithë vendin, “duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi sigurinë bërthamore”, tha në një deklaratë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IAEA) Rafael Mariano Grossi.
Po ashtu, Polonia tha se për shkak të sulmeve masive ruse në qytetet ukrainase, mobilizoi avionët e saj luftarakë.