Aktualitet Politikë

VENDIMI: Humb gjyqin, Sali Berisha mbetet “non grata” në Britani!

Sali Berisha do të vijojë të jetë ‘non grata’, çka do të thotë se do të ketë të ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe.

Ish-kryeministri demokrat humbi sot apelin e tij në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër kundër vendimit të Ministrisë e Punëve të Brendshme, “Home Office” që e ndalonte të hynte në Britani për lidhjet e tij të dyshuara kriminale

Ai u shpall non grata në korrik 2022 për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilin Berisha e mohon.

Berisha apeloi kundër vendimit në Komisionn Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars 2024, duke argumentuar se u ndalua nga MB në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara.

Gjykata e Apelit është shprehur në favor të qëndrimit të Qeverisë në këtë rast, duke hedhur poshtë të gjitha arsyet e ankimimit të Berishës. Më e rëndësishmja, Gjykata ka gjetur se rekomandimi për të përjashtuar Berishën është arritur siç duhet si “produkt i një vlerësimi holistik të provave në dispozicion”.

“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet” thuhet në vendimi.”