Sot i ftuar në emisionin e “Pasò” për të diskutuar në lidhje me problemet dhe ‘luftën’ e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë qenë Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe nëpërmjet një lidhjeje telefonike Arben Rakipi, ish-Kryeprokuror i Përgjithshëm. Në lidhje me avancimin e vendimeve dhe shtyrjen e zgjedhjeve, ai është shprehur se:
Avokatët e palëve kanë kuptuar që problemet zgjidhen vetëm me aplikimin e ligjit. Kanë kërkuar që të zgjidhen përkohësisht në këtë mënyrë. Por është e rëndësishme për t’u qartësuar sepse hedh dritë mbi vendimin.
Por është vënë re se FSHF është e pabezdisur nga kjo gjë.
Vendimi i gjykatës është urdhërues. Duhet parë edhe këndvështrimi i efektit ligjor. Pastaj është edhe problemi i palës. Pasoja juridike vijnë edhe për shkak të kokëfortësive. Nuk besoj se çdo individ i përgjegjshëm do vepronte kundër ligjit dhe kundër vendimeve. Ka edhe klauzola të veçanta jo domosdoshmërisht të mbështetura tek çështjet sportive. Varet edhe se si avokatët paraqesin çështjen para gjyaktës. Pas marrjes së vendimit çdo dispozitë bëhet e varur. Varet edhe nga procedurat përpara zgjedhjeve. Në fund të fundit të gjithë janë subjekte të legjislacionit të brendshëm.