Aktualitet Bota

VENDIMI: GJEDNJ shpall të ligjshëm përgjimet në EncroChat!

Gjykata Evropianë për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka shpallur si të ligjshëm përgjimin nga aplikacioni i bisedave të EncroChat.

Ky aplikacion është përdorur kryesisht nga persona të përfshirë në botën e krimit.

Pas këtij vendimi personazhet e krimit janë në vështirësi, pasi në shumë vende janë ndërmarrë aksione ndërkombëtare bazuar në bisedat e zbërthyera nga Enchro dhe Sky Ecc.

Ky vendim do të ketë impakt edhe në Shqipërisë, pasi janë kryer shumë hetime nga SPAK, bazuar në bisedat e zbardhura në Francë nga këto aplikacione.

Për zbërthimin e bisedave, Strasburgu thotë se janë të ligjshme dhe mund të përdoren si prova.

Por çfarë do të thotë për dosjet që po hetohen në Shqipëri ky konstatim i Strasburgut që referon gjykatën e brendshme franceze?

Ajo që dihet është se në Francë, bisedat në Sky Ecc dhe në Enchro janë konsideruar të ligjshme nga gjykata e lartë franceze dhe Kasacioni atje, në 5 shtator 2023 ka hedhur poshtë pretendimet se prokurorët francezë  dështuan në detyrën e tyre për të siguruar një certifikatë për të verifikuar saktësinë e të dhënave Enchrochat të përdorura si prova në ndjekjen penale.

Dhe në Shqipëri kjo do të thotë se teksa gjykata kushtetuese po mbledh qëndrimet e palëve mes tyre avokatë të të arrestuarve të Metamorfozës dhe nga ana tjetër të SPAK, një tjetër lëvizje është ajo e grumbullimit të qëndrimeve të gjykatave të huaja, më kryesorja të Strasburgut dhe të gjykatave të tjera, ku do të përfshihet edhe vendimi i datës 17 tetor.