Madonna nuk u përmbajt ndërsa iu përgjigj 50 pyetjeve të fansave në lidhje me albumin e saj të ardhshëm, karrierën katër dekadash, kënaqësive dhe pendimeve më të mëdha. Në një video të re, të ngarkuar në kanalin e saj në YouTube së fundmi, ylli i pop-it kishte një përgjigje çuditërisht të sinqertë kur u pyet se me cilin vendim “kthen kokën prapa” dhe kupton se “nuk ishte ideja më e mirë”.
Martesa. Të dyja ato.
Këngëtarja i referohej martesave të saj të kaluara me Sean Penn, 62 vjeç, nga 1985 në 1989 dhe Guy Ritchie, 53, nga 2000 deri në 2008. Gjatë intervistës, ajo vazhdoi të zbulojë ‘obsesionin e saj të preferuar’ që është seksi dhe se nëse nuk do të ishte muzikante do të ishte mësuese shkolle.
Kur u pyet se si vazhdon të gjejë frymëzim në një botë që është kaq e ndryshme nga ajo kur filloi, Madonna tha se nëse je një person kurioz dhe i kushton vëmendje jetës, nuk do të ndalosh kurrë së frymëzuari. Më vonë, ajo vlerësoi seksin si diçka që e ndimon që ajo të vazhdojë punën dhe se do t’i pëlqente të punonte përsëri me Britney Spears, 19 vjet pasi publikuan këngën e tyre të suksesshme, “Me Against The Music”.
Më parë, Madonna pranoi se nuk ishte në gjendje të ‘shprehej’ si artiste ndërsa ishte e martuar me Ritchie. Në një intervstë për “The Sun” në vitin 2015, ajo u shpreh:
Ka pasur raste që jam ndjerë e burgosur. Nuk më lejohej të isha vetvetja. Duhet të gjesh dikë që pranon atë që je dhe është rehat me këtë.
Madje, Madonna tha se do të preferonte ‘të goditej nga një tren’ sesa të ecë përsëri në altar. Në vitin 1991, Madonna e quajti Penn ‘dashurinë e jetës së saj’ gjatë një dokumentari dhe dyshja kanë mbajtur një marrëdhënie miqësore gjatë viteve. Ajo aktualisht është në lidhje me modelin Andrew Darnell, 23 vjeç, i cili është 41 vjet më i ri.
Rikujtojmë se, vajza e Madonna-s, Lourdes Leon ka nisur zyrtarisht karrierën e saj muzikore dhe po feston publikimin e këngës së saj të parë. 25-vjeçarja publikoi këngën e quajtur “Lock&Key”. Lourdes, publikoi gjithashtu një video muzikore për këngën teksa ajo ndjek gjurmët e nënës së saj të famshme. Kënga debutuese dhe klipi muzikor janë publikuar nën emrin e saj të ri artistik, Lolahol. Krahas muzikës, Lourdes ka marrë pjesë edhe në modeling dhe së fundmi ka pozuar për markën “Mugler”.