Tech

Vendi që pritet të ndalojë përdorimin e telefonave nëpër shkolla!

Finlanda pritet të ndalojë përdorimin e telefonave celularë nëpër shkolla për të rritur efikasitetin e mësimit tek nxënësit. Koalicioni i ri i krahut të djathtë të vendit u zotua të prezantojë masën e re për nxënësit nga mosha 7 deri në 15-vjeç. Gjithashtu njoftoi një rritje prej 199 milionë euro në financimin për lexim, shkrim dhe matematikë. Koalicioni i ri tha se:

Qeveria do të përforcojë kompetencat e mësuesve dhe drejtorëve për të ndërhyrë në aktivitetet që pengojnë mësimin gjatë orëve të mësimit. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme legjislative për të mundësuar kufizime më efikase në raste të tilla si përdorimi i pajisjeve celulare gjatë ditës së shkollës, në mënyrë që nxënësit dhe studentët të përqendrohen më mirë në mësimdhënie.

Rikujtojmë, se ligjvënësit e Luizianës i kanë dërguar një projekt-ligj guvernatorit të shtetit që do të kërkonte që platformat në internet të marrin pëlqimin e prindit përpara se të krijojnë një llogari për përdoruesit nën 18 vjeç, i fundit në një sërë legjislacioni që kufizon shërbimet digjitale për fëmijët dhe adoleshentët.

Legjislacioni, i njohur si HB61, mbulon një gamë të gjerë kompanish dhe përmbajtjesh, duke përfshirë lojëra video, rrjete sociale dhe shërbime të tjera që lejojnë përdoruesit të krijojnë llogari dhe të shkëmbejnë tekst, foto ose video në internet.