Bota Botë e Çuditshme Lifestyle Love & Sex

Vendi që ndaloi puthjen në publik me ligj, për të pabindurit dënim me vdekje!

Mbajtja për dore, puthja në buzë dhe përkëdhelja janë vetëm disa nga veprimet me të cilat çiftet tregojnë dashuri në publik. Studimi i publikuar së fundmi në revistën ”The Journal of Sex Research” ka zbuluar që ekziston një motivim interesant pas kësaj sjelljeje. Arsyeja kryesore se përse ju e bëni këtë është për të përmirësuar imazhin tuaj para të tjerëve dhe për t’i treguar botës se çfarë personi mund të joshni në kuptimin romantik.

Ju risjellim në vëmendje se më 9 mars të vitit 1562 në Napoli të Italisë, puthja në publik u ndalua me ligj edhe u bë e dënueshme me vdekje. Nëse autoritetet shihnin ndonjë çift duke u puthur, atëherë pasonte dënimi me vdekje. Institucionet ishin të shqetësuara për moralin dhe shëndetin publik. Mirëpo, ky veprim ndikoi shumë pak në përhapjen e murtajës në Evropë.

Ky duket të ishte vetëm fillimi i historisë së ndalimit të puthjeve në publik. Në vitin 1910 Franca ndaloi puthjet në stacione sepse konsideronin që puthjet po vononin mjetet e transportit. Përgjatë historisë kontrollimi i marrëdhënieve seksuale ka qenë shpesh pjesë e censurave. Në Britani të Madhe në vitin 1439, Mbreti Henry VI ndaloi puthjen në përpjekje për të ndaluar përhapjen e një sëmundjeje në mbretërinë e tij.

Puthja në publik mund të jetë argëtuese, por mund t’i bëjë disa njerëz të ndihen aspak mirë. Në shumicën e vendeve, nuk ka gjasa të hasni asgjë më shumë se një vështrim gjatë një puthjeje në hapësira publike. Megjithatë, ju nevojiten disa këshilla që ti keni parasysh gjatë puthjes në publik.