Sipas një sondazhi, gjermanët japin më shpesh bakshish. Agjencia britanike e sondazheve YouGov kreu një anketë në gjashtë vende të Bashkimit Evropian, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sondazhi tregoi se evropianët janë thellësisht të ndarë për këtë çështje. 72% e gjermanëve u thanë anketuesve se zakonisht japin bakshish në një restorant. Pak më pak se 72% e amerikanëve thanë se po. Rreth 55% të britanikëve, 46% të spanjollëve dhe 34% të francezëve deklaruan se i shpërblejnë kamerierët.
Në Suedi, ku përgjithësisht nuk pritet bakshish në restorante, 31% e të anketuarve thanë se japin bakshish. Në Itali, ky është rasti me më pak se 25% të njerëzve. Edhe në sallonet e bukurisë, hotelet dhe shoferët e taksivve, gjermanët përsëri kryesojnë në dhënien e bakshisheve. Të anketuarit kanë theksuar se arsyet më të shpeshta të lënies së bakshishit janë shpërblimi për shërbimin e mirë, ndjenja se duhet dhënë, ndërsa në Gjermani kanë theksuar se kështu duhet të jetë.
Ndërkaq, 42%e amerikanëve dhe 17% e gjermanëve, që është më e larta në krahasim me pjesën tjetër të Evropës, deklaruan se jepnin bakshish edhe kur shërbimi ishte i tmerrshëm. Kështu që gjermanët priren të japin bakshish pavarësisht se si trajtohen. Fakti që një numër i vogël italianësh lënë bakshish nga disa interpretohet si pasojë e mungesës së kulturës së bakshishit në Itali.