Bota

Vendi që kërkon etiketa paralajmëruese te alkooli njësoj si te cigaret!

Lufta kundër veseve është një betejë e përbashkët e Bashkimit Europian dhe konkretizohet më së miri në paralajmërimet, shpesh herë edhe vizuale, të sëmundjeve që mund te shkaktojë pirja e duhanit. Por ka disa raste kur veset janë edhe pjesë e kulturës së një vendi dhe kjo ka bërë që iniciativa e Irlandës për të vendosur paralajmërime të tilla edhe në shishet e verës dhe birrës po shkakton protesta në vende si Italia, Franca dhe Spanja.

Protestat u treguan të kota, sepse BE-ja i dha dritën jeshile Dublinit, që do të vejë në shishet e këtyre produkteve fjali si “konsumi i alkoolit shkakton sëmundje të mëlçisë” ose “alkooli dhe tumoret vdekjeprurëse janë të ndërlidhura”. Irlanda tashmë pret vetëm autorizimin e Organizatës Botërore e Tregtisë, brenda 60 ditëve, për të treguar shishet e reja.

Prodhuesit e verës nuk janë të shqetësuar shumë për tregun irlandez, pothuajse i papërfillshëm, por nga frika se vende të tjera mund të marrin shembullin irlandez. “Në shumë vende të veriut ekziston fenomeni i abuzimit me alkoolin, por tek vera alkooli nuk kalon 15%, duhet të ndajmë konsumin me abuzimin”, deklarojnë shoqatat e prodhuesve italianë.

Nëse bëni pjesë në mesin e 86% të të rriturve që keni pirë ndonjëherë një pije, shanset janë që të keni marrë pjesë vetëm për t’u çlodhur ose për t’u ndier më i qetë shoqërisht. Ose ndoshta, si shumë njerëz që ndihen të shqetësuar ose të trishtuar, ju po shpresonit të ndryshonit humorin tuaj. Por ne po ju themi se fillimi i vitit të ri është koha e përkryer për të hedhur një vështrim të ri mbi rolin e alkoolit në jetën tuaj.