Në Zelandën e Re ka 5 herë më shumë dele se sa njerëz, por ky është ndryshimi më i vogël mes tyre që nga mesi i shekullit të 19-të. Numri i deleve në Zelandën e Re u ul me 400,000, kështu që në qershor 2022 ishin 25.3 milionë, sipas regjistrimit të bujqësisë, i cili kryhet një herë në pesë vjet. “Raporti i deleve ndaj njerëzve ra nën pesë me një në 2022, hera e parë që nga regjistrimi i parë në vitet 1850,”- tha analisti i Stats NZ, Jason Atwell.
Edhe 40 vjet më parë, në Zelandën e Re kishte 22 herë më shumë dele se sa njerëz. Rivalët e tyre më të mëdhenj, australianët, ende mbeten prapa në numrin e deleve për frymë. “Në total, Australia ka tre herë më shumë dele se Zelanda e Re, por raporti i tyre është vetëm rreth tre dele për çdo australian,” theksoi ai. 5.2 milionë njerëz jetojnë në Zelandën e Re dhe vendi është një nga eksportuesit më të mëdhenj të leshit në botë. Vitin e kaluar ka eksportuar lesh me vlerë 284 milionë dollarë.
Megjithatë, rritja e kostove të bujqësisë dhe rënia e çmimeve të leshit kanë parë rënien e numrit të deleve nga 72 milionë në vitet 1980. Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Zelanda e Re mendon se është koha që adoleshentët e saj të thonë “Thank you, next”, shprehje e famshme që do të thotë “faleminderit, tjetri”, dedikuar ish-ëve të tyre dhe ata po shpenzojnë miliona për ta realizuar atë. Fushata Love Better, e drejtuar nga të rinjtë e Zelandës së Re, do të marrë 4 milionë dollarë gjatë tre viteve nga Ministria e Zhvillimit Social për të ndihmuar adoleshentët të rikuperohen nga ndarjet.