Celebrities Gossip Showbiz

Vendi më i çuditshëm ku Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo kanë bërë seks…

Në episodin e ri të dokumentarit të saj, partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina zbuloi vendin më të çuditshëm ku ata kanë bërë seks.

U ktheva në shtëpi dhe Cristiano më tha të shkoja në spa. Atë ditë kisha bërë një tatuazh dhe po prisja të më thahej. Isha e lodhur dhe po prisja në spa.

Një mikeshë i përmendi se “dashuri mund të bësh në shtrat, jo në banjën e spa-së”, të cilës ajo iu përgjigj “jo, ne e bëmë atje”. Georgina e ftuar së fundmi në emisionin “El Hormiguero”, ka folur për jetën e saj të re me familjen në një vend si Arabia Saudite, por deklaratat e saj nuk iu kanë pëlqyer aspak fansave të saj. 

Dokumentari “I am Georgina 2” shënon rikthimin në ekran të modeles, nënës dhe biznesmenes, e cila këtë herë do të tregojë për jetën në Jaca, ku është rritur si fëmijë e deri në pjesëmarrjen në “Grammy Latine”. “I am Georgina” është një reality show i prodhuar nga Komodo Studio për Netflix dhe në sezonin e tij të parë, i publikuar në janar 2022, ishte ndër 10 programet më të ndjekura në 62 vende, me 80 milionë orë të ndjekura në 28 ditët e para.

Në edicionin e parë të shfaqjes, Georgina kishte folur më shumë rreth takimit të parë me Ronaldo-n, njohjes e po ashtu edhe për vitet e vështira që kanë kaluar së bashku. Rikujtojmë, se së fundmi, Cristiano Ronaldo ka mohuar akuzat se ka tradhtuar Georgina-n me një influencuese venezuelas, duke i quajtur pretendimet të rreme. Blogerja, e cila quhet Georgilaya, ka bërë akuza pesë herë ndaj fituesit të “Topit të Artë” në rrjetet sociale. Ajo pretendon se ka fjetur me superyllin portugez në mars 2022.