Rreziku i kancerit të lëkurës duket se po zvogëlohet për herë të parë në Suedi tek të rinjtë pas dekadash rritjeje, sipas rezultateve të hulumtimit të ri publikuar në revistën mjekësore JAMA Dermatology. Siç shpjegon për AFP drejtuesi i studimit Hildur Helgadottir kishte një ndryshim të qartë dhe domethënës të prirjes rreth vitit 2015.
Kjo është hera e parë që ne shohim diçka të tillë në Suedi dhe në fakt ne jemi gjithashtu vendi i parë europian që raporton një rënie. Përpara vitit 2015, njerëzit në të 30-at e tyre po përjetonin një rritje (kancer të lëkurës) mesatarisht 5% në vit. Por që nga viti 2015, ka rënë mesatarisht me 5% në vit. Për njerëzit mbi 50 vjeç, shkalla e kancerit të lëkurës po rritet me të paktën 5% në vit dhe rritja përshpejtohet me moshën.
Së bashku me kolegët hulumtues ata analizuan të dhënat nga Arkivi Suedez i Melanomës dhe gjurmuan incidencën dhe shkallën e vdekjeve nga melanoma për grupmosha të ndryshme me kalimin e kohës. Sa i përket vdekshmërisë, kurba kishte një prirje rënëse për moshat deri në 59 vjeç, por jo për ata mbi 60 vjeç. Helgadottir vlerëson se ulja e vdekshmërisë në grupmoshat më të reja vjen si pasojë e uljes së shfaqjes së kësaj forme kanceri si dhe futja e medikamenteve të reja onkologjike që kanë përmirësuar prognozën e sëmundjes.
Ai beson se fakti që vdekshmëria nuk ulet tek të moshuarit është për shkak se incidenca e sëmundjes në këtë grupmoshë mbetet shumë e lartë.
Lind pyetja pse është ulur rreziku i melanomës. Ne nuk i kemi analizuar drejtpërdrejt shkaqet në studimin tonë, por hipotezojmë për faktorë që besojmë se mund të kenë kontribuar. Janë katër faktorë kryesorë. E para është përdorimi i shtuar i mbrojtjes nga dielli. Fushata e parë kombëtare ‘Sun Safe’ në vitet 1990 theksoi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve. Rreth 20 vjet më vonë ne besojmë se kjo ka çuar në një reduktim të incidencës së sëmundjes tek të rriturit më të rinj.
Një test i rëndësishëm i vaksinës së parë të “personalizuar” të mRNA në botë kundër formës më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës melanomës u zhvillua në MB. Steve Young, 52 vjeç, nga Stevenage, Herts, i cili kishte një rritje melanoma nga skalpi i tij gushtin e kaluar, është një nga pacientët e parë që provoi vaksinën. Vaksina është krijuar për të ndihmuar sistemin e tij imunitar të njohë dhe të fshijë çdo qelizë kanceroze të mbetur.