Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Vetëm pak më parë ka nisur ‘Prime-i’ i mbrëmjes së sotme dhe menjëherë Arbana ka dhënë lajmërimin për një vendim të rëndësishëm që Vëllai i Madh ka marrë në lidhje me banorët dhe informacionet nga jashtë. Tërmeti që ndodhi në Turqi dhe Siri, ku deri më tani ka arritur në 25000 viktima ka tronditur mbarë botën. E për këtë fondacioni “Fundjavë Ndryshe” dhe Top Channel do të bëjnë një donacion për të prekurit nga ky tërmet. Në këtë donacion do të marrë pjesë edhe “BBV” dhe Vëllai i Madh ka vendosur që këtë informacion ta ndajë edhe me banorët, duke u treguar edhe disa pamje të vendngjarjes.
Vetëm pak më parë teksa disa nga banorët kanë qenë të ulur në tavolinën e ngrënies duke konsumuar ushqim, Valbona ka kaluar aty dhe padashje ka çarë këmbën dhe të gjithë kanë shkuar drejt saj për ta ndihmuar dhe për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.