Tech

Veçoritë e Geminit do të integrohen në sistemin e ri operativ të Apple!

Sipas një raporti nga Mark Gurman i Bloomberg, Apple ka nisur diskutimet me Google për të integruar aftësitë e Geminit në iPhone. Nëse kjo marrëveshje realizohet, iOS 18 mund të vije me veçori të Al të mbështetura nga Gemini. Gjithashtu, gjiganti teknologjik po zhvillon bisedime edhe me ChatGPT të OpenAl, për po të njëjtën arsye.

iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple. Gjatë vitit 2024 pritet që Apple të prezantojë linjën më të re të telefonave, iPhone 16, e cila thuhet të jetë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (Al). Sipas Mark Gurman të rrjetit televiziv Bloomberg, ky përditësim i sistemit operativ mund të jetë më i madhi në historinë e gjigantit teknologjik.

Ndërkaq, raporti i Gurman thekson se veçoritë me Al do të integrohen në pajisje e jo në icloud. Megjithatë, diskutimet janë ende në fazat e hershme. Thuhet se arsyeja pse Apple po kërkon teknologji me Al nga një kompani tjetër është sepse teknologjia e saj aktuale është inferiore. Gurman la të kuptohet se veçoritë e Al që do të vijnë në iPhone mund të përmirësojnë disa funksione dhe aplikacione të telefonit.

Siri do të përmirësohet në përpunimin e gjuhës dhe kryerjen e detyrave më komplekse. Edhe aplikacioni Apple Music mund të përfitojë nga këto veçori dhe të krijojë lista të personalizuara për përdoruesit. Google po planifikon të rilançojë në javët e ardhshme mjetin e saj të Inteligjencës Artificiale që krijon imazhe të njerëzve, të cilat i ndaloi pas pasaktësive në disa përshkrime historike.

Google i Alphabet filloi të ofrojë gjenerimin e imazheve përmes modeleve të saj Gemini AI në fillim të këtij muaji. Disa përdorues deklaruar në mediat sociale se ato gjeneruan imazhe historike të cilat ndonjëherë ishin të pasakta. “Ne e kemi hequr veçorinë ndërsa po e rregullojmë atë. Ne shpresojmë që ta rikthejmë atë në internet shumë shpejt në dy javët e ardhshme, apo disa javë”,-ka thënë CEO i Google DeepMind, Demis Hassabis në një panel në “Mobile World Congress” në Barcelonë.