Tech

Veçori të reja kërkimi për përdoruesit premium nga platforma X!

Nëse jeni përdorues premium i X, përgatituni për një rifreskim të platformës, pasi X po nxjerr një përditësim tjetër për ta bërë përvojën në aplikacion më të mirë. Siç u konfirmua nga dizajneri i X, Andrea Conway, platforma po prezanton filtra të rinj kërkimi për përdoruesit premium.

Kjo veçori i lejon përdoruesit të rendisin postimet bazuar në kritere si data, gjuha dhe vendndodhja. Këto veçori do të rrisin komoditetin e kërkimit në platformë. Megjithatë, përditësimet e fundit do të jenë të disponueshme vetëm për përdoruesit me pagesë. Të paktën, për momentin.

Që kur miliarderi Elon Musk bleu Twitter-in, ai ka punuar drejt transformimit të platformës në një “aplikacion për gjithçka”, i ngjashëm me aplikacionin kinez WeChat. Meqenëse X u bë privat pas blerjes së Musk, ai nuk është më i detyruar të zbulojë publikisht të dhënat, duke e bërë të vështirë verifikimin e numrave të përdoruesve. Por, platforma krenohet se numëron afro 500 milionë përdorues, shifra këto të cilat janë vlerësuar më të ulëta nga Statista.

Elon Musk tashmë ka lëshuar versionin e tij të ChatGPT. Duket se sipërmarrësi i teknologjisë do të përballet me Gmail-in e Google duke krijuar një shërbim emaili të tijin. Në një shkëmbim në platformën e tij të mediave sociale X, Musk ka zbuluar se një produkt i quajtur ‘XMail’ po ‘vjen’.

Ai nuk ka ofruar më shumë detaje rreth shërbimit, kështu që është e paqartë se kur mund të jetë i disponueshëm, megjithëse pritet të integrohet brenda aplikacionit X. Lajmi u zbulua kur Nathan McGrady, një inxhinier në X postoi mesazhin: ‘Kur po e bëjmë XMail?’. Musk thjesht u përgjigj me fjalët: ‘Po vjen’.