Ndërron jetë në moshën 99 vjeçare pas një sëmundje të rëndë, Princi Philip, Duka i Edinburghut. Njoftimi u dha nga nga vet familja mbretërore në një postim në profilin zyrtar në rrjete sociale.
Me trishtim të thellë Madhëria e saj Mbretëresha Elizabeth II njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Princ Philip, Duka i Edinburghut. Madhëria e tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kështellën Windsor -thuhet në njoftim.
Duka i Edinburghut i kaloi ditët e tij të fundit në kështjellën Windsor me familjen, pas një qëndrimi 28-ditor në spital ku ishte shtruar në mes të Shkurtit për shkak të problemeve kardiovaskulare.
Princi Philip lindi në 10 qershor të vitit 1921 në ishullin e Korfuzit në Greqi.
Në të gjitha institucionet në Britaninë e Madhe flamujt janë ulur në gjysmështizë.
Aktivizohet i ashtuquajturi “Operation Forth Bridge”
Vdekja e Princit Philip, aktivizon automatikisht të ashtuquajturin “Operation Forth Bridge” (operacioni “Ura e katërt”), një emër misterioz, i koduar, i përzgjedhur për eventin e zisë. Kjo nënkupton të paktën 8 deri në 12 ditë zi, ku parlamenti nuk do të funksionojë dhe nuk do të kalojë asnjë ligj. Gjithashtu për 30 ditë radhazi, asnjë nga anëtarët e familjes mbretërore nuk do të kryejë aktivitetet e përcaktuara me ligj.