Aktualitet

Vdes foshnja 5 ditëshe në Vlorë, mjekja nën hetim!

Një foshnje vetëm 5 ditëshe ndërroi jetë në Maternitetin e Spitalit Rajonal të Vlorës, ndërsa dyshimet e para janë për mjekim të pakujdesshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, më 4 tetor. Për një mjeke neonatologe, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, nisi procedimi penal. Nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës e për përcaktimin e përgjegjësive ligjore, siç theksohet në njoftimin zyrtar të policisë.

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I.C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S.H.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore, njofton policia.