Aktualitet

Vdekja e të paraburgosurit në burg, njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve!

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi sot pas vdekjes së një të paraburgosuri nga Kanina e Vlorës. Përmes një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informoi se i paraburgosuri Binjar Llano Llanaj ndërroi jetë sot në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ai u dërgua në spital me shenja jete, pasi kishte shfaqur shqetësime shëndetësore gjatë qëndrimit në institucion. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai ndërroi jetë sapo mbërriti në urgjencë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Binjar Llano Llanaj, lindur më 25 mars 1951 dhe banues në Kaninë, Vlorë, ishte i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme”.

Më herët, policia njoftonte:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 16.10.2024, rreth orës 09:20, në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën shtetasi B.Ll., 73 vjeç, banues në Vlorë, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. 73-vjeçari ishte dërguar për ndihmë mjekësore në këtë spital, nga shërbimet e IEVP Vlorë, ku vuante dënimin për veprën penale “Vepra të turpshme.” Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.