Celebrities Gossip Showbiz

Vdekja e Matthew Perry, njëri nga dy mjekët e arrestuar pranon fajësinë!

Një gjykatë federale në Los Anxhelos i hoqi liçensën njërit prej dy mjekëve të akuzuar për vdekjen nga mbidoza me ketaminë të aktorit Matthew Perry. Mark Chavez, 54 vjeç, pranoi një marrëveshje me prokurorët dhe pritet të deklarohet fajtor. Vdekja e Matthew Perry në tetor 2023 tronditi Hollywood-in. Një mjek tjetër, Salvador Placencia, akuzohet se ka blerë ketaminë nga Chavez për t’ia shitur me një çmim shumë më të lartë Perry-t.

Gjyqi i tyre është caktuar për në tetor. Deri atëherë, Mark Chavez pritet të pranojë fajin për të shmangur gjykimin. Përmes avokatit të tij, ai tha se ishte i penduar për veprimin e tij. “Klienti im pranon përgjegjësinë e tij. Ai po bën gjithçka që mundet për të bashkëpunuar dhe është jashtëzakonisht i penduar”-u tha Matt Binninger gazetarëve.

Aktori u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Los Angeles në tetor të vitit të kaluar. Aktakuza e lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë përfshin Jaswin Sangha, e cilësuar si “Mbretëresha e Ketaminës” dhe Dr. Salvador Placentia si të pandehur në vdekjen e Perry. Akuza janë ngritur gjithashtu kundër një mjeku, Mark Chavez, ndihmësit të Perry, Kenneth Iwamasa dhe një personi tjetër, Eric Fleming.

Siç raporton Sky News në lidhje me detajet e dosjes së çështjes, një nga mjekët e akuzuar për vdekjen e Matthew Perry nga ketamina ka shkruar në një mesazh: “Pyes veten se sa do të paguajë ky idiot”. Mesazhi u dërgua nga Salvador Placentia, një mjek i njohur gjithashtu si “Dr. P”, i cili është një nga pesë të pandehurit në lidhje me vdekjen e aktorit. Të pandehurit e tjerë përfshijnë Jaswin Shanga, e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”, Kenneth Iwamasa, asistenti personal i Perry, Eric Fleming, një i njohur i yllit televiziv.

Së fundmi dokumentet e sapozbuluara të gjykatës kanë zbuluar sasinë e parave që ylli i Friends kishte në llogarinë e tij bankare në kohën e vdekjes. Dokumentet tregojnë se Perry kishte një bilanc prej 1,596,914.47 dollarësh. Ky zbulim vjen nga një dokument inventarizimi dhe vlerësimi i paraqitur nga Lisa Ferguson, një nga ekzekutorët e pasurisë së Perry. Perry kishte një pasuri me vlerë neto të raportuar prej 120 milionë dollarësh në kohën e vdekjes së tij.