Vdekja e pendës së artë shqiptare Ismail Kadare ka pushtuar mediat ruse. Pothuajse te gjitha mediat kryesore kane shkruar për vdekjen e Kadaresë të cilin e cilësojnë si një shkrimtar të madh duke vënë theksin në studimet që kishte kryer në Institutin e njohur të Letërsisë Gorki.
Agjencia News.ru shkruan se Kadare në fund të viteve 50, Kadare studioi në Moskë në Institutin Letrar. A. M. Gorky. Më pas, romanet e tij si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Dimri i ashpër” u përkthyen në rusisht. Agjencia thekson se Kadare u bë fituesi i parë i Çmimit Ndërkombëtar Booker në 2005. Ai u nominua disa herë për Çmimin Nobel në Letërsi.
Çmimi i fundit daton në vitin 2023, kur në Tiranë presidenti francez Emmanuel Macron e emëroi Kalorës të Legjionit të Nderit. Franca u bë shtëpia e dytë për shkrimtarin, pasi Parisi i dha atij azil politik në vitin 1990. Ndërkaq agjencia e lajmeve report.az në njoftimin e titulluar “Ndahet nga jeta shkrimtari shqiptar me famë botërore”, thekson se veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të botës.
Agjencia kryesoe e lajmeve TASS në një publikim të saj të titulluar “Vdes laureati i çmimit prestigjioz “Man Booker International”, ia kushton krijimtarisë së tij letrare.
Gazeta Komskomolyskaya Pravda shkruan për romanin e tij të parë Gjenreali i Ushtrisë së vdekur i përkthyer në gjuhë ruse. Kjo e përditshme shkruan se shkrimtari ka lindur në vitin 1936 në Gjirokastër në jug të Shqipërisë, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s. Gjatë Perandorisë Bizantine quhej “qyteti i argjendtë” dhe qyteti luan një rol të rëndësishëm në veprën e Kadaresë.
Kurse Shërbimi Nacional i lajmeve” një një publikim me një foto qiriri të ndezur shkruan Ismail Kadare lindi në vitin 1936 në qytetin e Gjirokastrës në fund të viteve 1950 ai studioi në Institutin Letrar të Moskës me emrin A. M. Gorki. Shkrimtari filloi karrierën e tij si poet në vitin 1957, u botua përmbledhja e tij e parë me poezi, “Shpërthime rinore”. Romani i parë i autorit, “Qyteti pa reklama”, u shkrua në vitin 1959, por u publikua vetëm në 1998. Më herët ka vdekur në moshën 91-vjeçare shkrimtari sovjetik dhe moldav Spiridon Vangeli, shkruan RT.
Agjencia ruse livelib.ru e cila kryesisht merret me letërsi në një publikim që i kushthet biografisë së Kadaresë thekson se prozatori dhe poeti më i madh shqiptar, fitoi famë botërore dhe u përkthye në gjuhët kryesore botërore.
Ndërsa Radio Svoboda (Radio Liria) shkruan se shumica e veprave të autorit janë shkruar në zhanrin e realizmit magjik dhe satirës. Kritikët i krahasuan veprat e tij me Gogol, Twain, Orwell, Markez dhe Kundera. Juria e Çmimit Letrar Neustadt, të cilin Kadare e mori në vitin 2020, e quajti atë trashëgimtar të Franz Kafkës: “askush që nga Kafka nuk është thelluar në mekanizmin skëterrë të pushtetit totalitar dhe ndikimin e tij në shpirtin njerëzor nga thellësi të tilla hipnotike si Kadare.
Kadare ka lindur në Shqipëri, ka studiuar në Universitetin e Tiranës dhe në Institutin Letrar Gorki në Moskë, ka jetuar në vendlindje dhe në vitin 1990 ka marrë azil politik në Francë, duke thënë se nuk besonte në suksesin e reformave demokratike dhe se kishte frikë për sigurinë.