Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.
E shpesh është përfolur për jetën e saj private, megjithatë asnjëherë nuk është bërë e ditur diçka konkrete. Para pak ditësh bukuroshja i habiti të gjithë me një postim, i cili padyshim që na ka shtuar dyshimet lidhur me jetën e saj sentimentale. Ditën e sotme Morena ka postuar përsëri një dedikim dashurie dhe pse ende nuk dimë se kujt i drejtohet.
Ndonjëherë ajo çfarë me të vërtetë ti do është një person që të kupton tërësisht
Jo vetëm si këngëtare dhe ‘influencer’ me postimet e saj tepër luksoze në rrjete sociale, por bukuroshja është gjithashtu dhe një biznesmene. E duket se suksesi i saj në këtë fushë është shumë i madh. Aq shumë sa dhe mediat turke po shkruajnë për bukuroshen tonë.
Siç dihet tanimë bukuroshja nuk e ka nënën e saj, për të cilën nuk ngurron kurrë të shprehë mallin e madh që ka në rrjete sociale. E padyshim që Morena është shumë e lidhur me të atin dhe këtë na e tregon shpesh në Instagramin e saj.