Celebrities Live From Tirana Showbiz

Vazhdon ‘gara’ mes tyre, ja cilët janë ish-banorët e BBV3 që kanë fituar më shumë ndjekës në Instagram!

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 108K në Instagram, tani numëron 107K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori ka fituar 1 mijë ndjekës brenda javës, nga 469K, tashmë numëron 470K. Nga ana tjetër, Romeo Veshaj ka shtuar 2K në numrin e ndjekësve dhe nga 388K tani ka 390K.

Sa i përket partneres së tij Heidi Baci, ajo ka plot 6 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të Instagramit. Nga 222K që kishte javën e kaluar, tashmë Heidi numëron 228K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka shtuar 2K në numrin e tij të ndjekësve duke numëruar tani 357K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, vijon me rritje edhe këtë javë duke shtuar 2K. Nga 134K tani Françeska ka 136K.

Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 850K. Rike Roçi ka shtuar 3 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe numëron 179K.