Që javën e kaluar nisi debati i papritur mes dy konkurrenteve të “Për’puthen”, Sara dhe Jasmina. Askush nuk e dinte se dy bukuroshet njiheshin që nga jashtë programit, një detaj që u zbulua kur mes tyre nisi të krisë marrëdhënia shoqërore.
Jasmin pretendon se Sara ka përfituar nga miqësia e tyre dhe ka flirtuar në sy të saj me djalin që pëlqen, Andin. Nga ana tjetër, Sara jo vetëm që nuk e ka pranuar këtë akuzë por ka ndezur debate të forta duke zbuluar se çfarë bën Jasmina në prapaskenë kur kamerat janë të fikura.
Në episodin e ditës së kaluar vajzat u përballën për herë të parë që nga pikënisja e thumbimeve të tyre. Sara vazhdon të akuzojë Jasminën që ka kontakte fizike me djemtë jashtë emisionit dhe konkretisht tregoi se Jasmin i merr çunat me rradhë në dhomën e zhveshjes.
Pjesë nga debati në studio:
Sara: Ka bërë histeriken pa pikën e lidhjes, hedh kunja jashtë e brenda. Foton se kam hedhur për ty. Intriga bën Jasmina me imagjinatën e saj. Mos më thuaj motra, se je shumë e zezë për të qenë motra ime, siç ke flokët, ke dhe shpirtin. E kam respektuar se e kam parë që ka pëlqim ndaj Andit, por ama jo të bëjë skena.
Jasmina: Nuk të takon ty të flasësh për këtë.
Sara: Ti i ke marrë çunat me rradhë në dhomat e zhveshjes. Ti je thjesht një fanse për mua, do të jap autograf kur të vish.