Prej disa ditësh rrjeti “vlon” sa i përket projekteve të Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulës. Shkak e kësaj zhurme u bë një pjesë nga tekstet e këngëve, i cili dukej si një përgjigje ndaj njëri-tjetrit. Kjo ka bërë që në rrjetet sociale ditët e fundit të rikthehet në qendër të vëmendjes romanca e dikurshme e Dafinës me Ledrin. Në një postim të këngës së Dafinës, Ledri ka komentuar pjesën e njëjtë të tekstit të të dyja këngëve dhe pas këtij veprimi, Dafina ka hequr nga Instagrami Ledrin dhe parteren e tij Sara Hoxhën.
Sara Hoxha nga ana e saj nuk e ndjek Dafinën. Por nga ana tjetër, Ledri vazhdon ta ndjekë akoma Dafinën në Instagram, pavarësisht se ajo e ka hequr. Pas aludimeve të shumta nga fansat për këtë veprim të këngëtares erdhi dhe reagimi i saj në rrjetin social Threads.
Pas reagimit të Dafinës, Sara ka ‘thumbuar’ Dafinën me disa shkrime në postimet e saj në Instastory
“Njeriu nuk mund të përfundojë një marrëdhënie, e cila në fakt nuk ka qënë një marrëdhënie e mirëfilltë”
“Të hash ëmbëlsira e bën jetën më të ëmbël. Njerëzit duhet të hanë më shumë ëmbëlsira”
Nga ana tjetër, Dafina i ka “dërguar” një tjetër mesazh Sarës, përmes postimit në Instagram, ku shihet duke pozuar me gishitin e mesit dhe shkruan:
“Më e ëmbël se sheqeri”