Hetimet për vdekjen e yllit të serialit “Friends”, Matthew Perry, mbeten në vazhdim. Rikujtojmë se Perry vdiq në shtëpinë e tij nga efektet akute të ketaminës, sipas raportit të autopsisë të lëshuar në dhjetor nga Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut të Los Angelesit. Detektivët kanë intervistuar njerëz që mund të kishin informacion për burimin e drogës, por ata nuk kanë informacion për të kufizuar një burim.
Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani. Departamenti i Policisë në Los Angeles tha se rasti është i hapur dhe në vazhdim dhe konfirmoi se ka qenë në kontakt me Administratën e Zbatimit të Drogës dhe Shërbimin Postar të SHBA.
“Bazuar në gjetjet e Ekzaminuesit Mjekësor, Departamenti i Policisë së Los Angelesit, me ndihmën e Administratës së Zbatimit të Drogës dhe Shërbimit të Inspektimit Postar të Shteteve të Bashkuara, ka vazhduar hetimin për rrethanat e vdekjes së zotit Perry”-tha LAPD në një deklaratë.
Aktori, më i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në “Friends”, ndërroi jetë në moshën 54 vjeçare më 28 tetor 2023. Ai gjithashtu luajti në disa seriale të tjera televizive, duke përfshirë “Studio 60 on the Sunset Strip” dhe filma si “17 Again” dhe “Fools Rush In”.
Vdekja e Perry u përcaktua se ishte shkaktuar nga “efektet akute të ketaminës”. Faktorët kontribues u renditën si mbytja, sëmundja e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës, një ilaç që përdoret zakonisht për të trajtuar çrregullimin e përdorimit të opioideve. Nuk kishte prova të alk00lit, metamfetaminës, k0kainës, heroinës, PCP ose fentanilit në sistemin e Perry-t, sipas raportit.
Pak muaj pasi u nda nga jeta ka dalë së fundmi në dritë testamenti i aktorit të ndjerë. Ka qenë Page Six që ka arritur të sigurojë dokumentin ku zbulohet se testamenti i hartuar në 2019-ën dhe i pandryshuar do të ekzekutohet nga Lisa Ferguson dhe Robin Ruzan. Sipas tij, një pjesë e pasurisë së Perry-t do t’i shkojë prindërve të tij John dhe Suzanne Morrison, një pjesë dhe motrës së tij Caitlin Morrison.