Vatra zjarri në fshatrat Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël në Gjirokastër. Herët në mëngjes, rreth orës 04:00, forcat zjarrfikëse në Gjirokastër u riorganizuan për ndërhyrje në pikat kyçe për mbajtjen nën kontroll dhe izolimin e flakëve ndërsa vijon lufta me to.
Raportohet se në operacion marrin pjesë 37 forca vullnetare nga bashkia, 6 punonjës me kontratë, si dhe 14 efektivë zjarrfikës. Grupet punojnë për izolimin e zjarrit në drejtim të dy Labovave, si dhe për të mos lejuar përparimin e zjarrit drejt malit. Flakët po mbahen nën kontroll. Zjarret janë të shpeshtë në këtë periudhë të vitit, favorizuar dhe nga temperaturat e larta.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 7-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
23/40
Diell
Kukës
16/37
Diell
Lezhë
24/39
Diell
Dibër
15/37
Diell
Durrës
21/37
Diell
Tiranë
23/38
Diell
Elbasan
22/39
Diell
Berat
20/38
Diell
Vlorë
20/37
Diell