Bota

Vatikani shkarkon kritikun e Papës, peshkopin Viganò, për ‘devijim nga linja’!

Vatikani ka dhënë sot urdhrin e pezullimit të peshkopit të lartë rebel, ish-ambasadori i Vatikanit në SHBA, Carlo Maria Viganò, pasi e shpalli fajtor për devijim nga linja me qëndrimet konservatore, kritike apo ‘konspiracioniste’ ndaj politikave të Selisë së Shenjtë.

Zyra e Doktrinës së Vatikanit dha vendimin pas mbledhjes së anëtarëve të saj të enjten mbrëma, çka i ishte njoftuar atij të premten, thuhej në deklaratë.

Mes arsyeve citoheshin refuzimi i Viganò “të pranonte autoritetin e kryepriftit apo legjitimitetin e Këshillit të Dytë të Vatikanit”.

Urdhri pezullimit do të thotë se Viganò është formalisht jashtë Kishës dhe nuk mund të festojë ose marrë nderimet e saj, pasi krimi i “devijimit” konsiderohet nga më të rëndët në ligjet e saj.

Devijimi nga doktrina thuhet se kërcënon unitetin e Kishës , sipas së cilës Viganò kishte krijuar një audiencë të tijën me teori konservatore anti-stabiliment, anti-vaksina, anti-LGBT dhe atë që ai quante “rinisja e madhe (Great reset).

Viganò ishte në dijeni të masës që kur Vatikani e njoftoi për nisjen e procesit muajin që kaloi, çka ai e quante “një nder” dhe refuzoi të paraqitej ose të shkruante për të mbrojtur veten.

Pak pas njoftimit të Vatikanit, ai tha se po celebronte meshën e të premtes për ata që e kanë mbështetur, si dhe bëri thirrje për donacione.

Viganò është bërë i njohur prej skandalit të abuzimeve seksuale me të mitur të priftërinjve në 2012, kur një shërbëtor i Papa Benediktit shpërndau dokumentet të dëshmonin për korrupsionin e thellë të Selisë së Shenjtë.

Viganò u rishfaq sërish në 2015 gjatë kohës së një vizite të Papa Françeskut në SHBA, të cilin e njohu me Kim Davis, priftin e  Kentucky që ndaloi dhënien e licencave martesore kur i njoftuan se duhet të përfshinte dhe çifte homoseksualësh.

Në gusht të 2018 prifti më i lartë katolik në SHBA, kardinali Theodore Mcarrick u akuzuar për abuzimin e vazhdueshëm seksual të një të mituri dhe gjykata në Pennsylvania zbuloi dekada abuzimesh seksuale dhe mbulim të provave nga Kisha.

Viganò publikoi një raport 11-faqe mbi çështjen duke akuzuar Papën, dhe zyrtarë të Vatikanit për fshehje të abuzimeve të Mcarrick, duke bërë thirrje për dorëheqjen e tyre.

Prej atëherë Viganò ka bërë disa akuza korrupsioni ndaj Papës si dhe ka refuzuar politikat e Kishës duke folur kundër vaksinave të detyruara të koronavirusit, duke marrë pjesë në aktivitete të së djathtës ekstreme në SHBA, dhe rrjedhimisht duke mos njohur autoritetin e Papës, shkruan rrjeti The Guardian.