Aktori i ndjerë Matthew Perry, i cili u nda nga jeta të shtunën e kaluar në moshën 54-vjeçare, u varros në Los Anxhelos. Aktorët e “Friends” ishin të gjithë aty për t’i dhënë lamtumirën. Të afërmit dhe miqtë u mblodhën në varrezat, rreth një kilometër nga studiot e Warner Brothers, ku u filmuan episodet e serialit të njohur televiziv.
Rikujtojmë,, se pesë yjet, miqtë e të ndjerit Matthew Perry nga seriali “Friends” dhanë një deklaratë të përbashkët:
Ne jemi të gjithë shumë të shkatërruar nga humbja e Matthew. Ne ishim më shumë sesa thjesht shokë. Ne jemi një familje. Ka kaq shumë për të thënë, por tani do të marrim kohë për të mbajtur zi dhe për të përpunuar këtë humbje të pakuptueshme. Me kalimin e kohës do të themi më shumë, kur të kemi mundësi. Për momentin, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matthew, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën.
Matthew Perry, i cili u identifikua me rolin e Chandler Bing në 10 sezonet (1994-2004) që transmetoi serialin “Friends”, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles. Detajet mbi shkaqet e vdekjes së aktorit 54-vjeçar priten të zbardhen nga ekspertiza e Kërkimit të Qarkut në Los Angeles, pas përfundimit të autopsisë dhe analizave toksikologjike.
Matthew Perry ka vdekur një vit pas publikimit të librit të tij “Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing”, në të cilin ai tregoi betejën e tij shumëvjeçare për t’u çliruar nga droga dhe alkooli. Pas vdekjes së aktorit libri është ngjitur përsëri në krye të listës së librave më të shitur në SHBA dhe Britani të Madhe. Ashtu siç pritej, vdekja e tij solli në sipërfaqe luftën e aktorit me varësitë dhe situatat e vështira që përjetoi gjatë jetës së tij. Kështu, pak ditë pasi u gjet i vdekur në xhakuzin e shtëpisë së tij, fansat po i shfletojnë sërish faqet e librit për të lexuar jetën e tij dhe ngjarjet që e kanë shënuar.