Pas ndarjes nga jeta të ish-anëtarit të One Direction, Liam Payne, një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale: varësja paramandë që ai e mbante gjithmonë në qafë, ku diskutohet se nuk e kishte vënë ditën e ngjarjes tragjike.
Kjo varëse simbolizon një premtim për ata që kanë kaluar nëpër situata të vështira, veçanërisht për ata që kanë tentuar vetëvrasjen. Ajo shërben si një rikujtim apo angazhim ndaj vetes për të mos e bërë më një veprim të tillë.
Prandaj, nëse takoni ndonjë person me një varëse të tillë, është e rëndësishme t’i ofroni mbështetje dhe mirëkuptim. Kjo ndihmë mund të jetë e rëndësishme për ata që po përballen me sfida të ngjashme.