Nga Super Mario e deri tek Final Fantasy, Japonia ka qenë sinonimi i video-lojërave, por disa ekspertë dhe prindër kanë frikë se një problem në rritje i varësisë po mbetet i pazgjidhur. Kombet fqinje si Kina dhe Koreja Jugore kanë vendosur kufizime drastike në lojërat e të rinjve gjatë viteve të fundit. Një grup prindërisht takohet çdo muaj në Tokio për të këmbyer historitë dhe strategjitë për trajtimin e zakoneve të lojërave tek fëmijët e tyre.
Themeluesi i këtij grupi, Sakiko Kuroda, bëri të ditur se fëmijët në Japoni fillojnë që të luajnë video-lojëra kur fillojnë shkollën fillore. Shumë prindër nuk dinë se si të merren me këtë problem dhe Kuroda thotë se ka mungesë veprimi nga qeveria dhe industria e lojërave.
Njerëzit vijnë nga i gjithë vendi vetëm për të marrë pjese në këto takime.
OBSH e përshkruan “çrregullimin e lojërave” si sjellje që rezulton në dëmtime të konsiderueshme të fushave si marrëdhëniet, arsimi ose puna dhe zgjat të paktën një vit. Ndërkohë prindërit dhe ekspertët thonë se lojërat mund të çojnë në sjellje obsesive te fëmijët.
Rikujtojmë, se së fundmi prodhuesi i videolojës të njohur Fortnite ka rënë dakord të paguajë 520 milionë dollarë për të zgjidhur pretendimet nga rregullatorët amerikanë se ajo ka shkelur ligjet e privatësisë së fëmijëve dhe ka mashtruar përdoruesit për të bërë blerje. Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) tha se firma mashtroi lojtarët me “faqe mashtruese” që mund të shkaktonin blerje ndërsa loja ishte e ngarkuar.