Aktualitet

Vapa shton thirrjet drejt 127, Brataj: Kemi rreth 390 vizita mjekësore në ditë!

Rritja e menjëhershme e temperaturave, është pasuar me shtim të urgjencave mjekësore. Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj, bën me dije se thirrjet në drejtim të 127, janë rritur brenda 24 orëve të fundit.

“Kemi një rritje të numrit të konsulencave mjekësore. Sot vazhdon i njëjti ritëm janë shtuar rreth 50 vizita më shumë dhe jemi rreth 390”,-tha Skënder Brataj.

Më të rrezikuar nga episodet e  të nxehtit janë fëmijët dhe të moshuarit, por ekspozimi për kohë të gjatë në diell, rriskon të gjitha grupmoshat.

Por si duhet vepruar në rastet e goditjeve nga dielli, të cilat rrezikojnë jetën.

Njësia e koordinimit të urgjencës kombëtare ofron gjatë gjithë kohës këshilla për qytetarët që kanë nevojë. Ajo çfarë mjekët kërkojnë në ditët me mot ekstrem, është shmangia e ekspozimit në diell, eleminim i konsumimit të kafesë, alkooli dhe pijeve energjike dhe konsumimin në sasi të mëdha të ujit.