Celebrities Health & Beauty

Vanessa Hudgens tregon rutinën e make up-it të saj dhe produktet që përdor…

Për këngëtaren dhe aktoren e njohur Vanessa Hudgens, lëkura e shëndetshme fillon me një rregull: “Lani fytyrën”. Ajo shprehet se:

Edhe nëse është mesditë dhe jeni duke u grimuar për të dalë me miqtë ose të dashurin tuaj, pastroni fytyrën përpara se të vendosni make-up.

Ylli fillon përgatitjen për një drekë mes vajzash me pastruesin dhe hidratuesin e fytyrës nga marka e saj “Know Beauty” duke shmangur pastruesit vajorë dhe serumet sepse ka një lëkurë të yndyrshme. Hudgens tregon se lëkura e saj është sensitive dhe thotë se:

Është shumë bukur, sepse ndihem sikur jam në një pikë që e dua lëkurën time. Lëkura ime nuk është dukur ndonjëherë kaq mirë. Lëkura ime e ndjeshme funksionon më mirë me produkte të thjeshta dhe me përbërës minimalë.

Pasi vendos kremin hidratues, aktorja masazhon fytyrën e saj për pak sekonda dhe më pas hidraton buzët me një shkëlqyes buzësh nga marka e njohur “Dior”. Ajo e nis rutinën e make up-it me vendosjen e korrektorit për të mbuluar rrathët e zinj të syve dhe defektet e vogla në fytyrë. Këngëtarja thotë se ka qenë shumë e vështirë për të që të gjente produktet e duhura për tonin e lëkurës së saj. Më pas vendos fondatinën dhe “bronzer”-in nga marka e njohur “Fenty Beaty”. Pasi lyen vetullat me një laps vetullash nga “Benefit Cosmetics”,  Vanessa i fikson dhe ju jep formë me një xhel vetullash. Për sytë përdor tone natyrale, gjithashtu krijon një hije poshtë syve dhe poshtë vetullës vendos pak “highlighter”. Ajo shprehet se:

Më pëlqen të vendos produkte kudo në fytyre.

Hudgens vendos sërish pak korrektor për pjesën poshtë syve nga marka e njohur “Fenty Beauty”. Më pas vendos pak “blush” në mollëza, në pjesën e sipërme të hundës dhe në qepallat e syve. Gjithashtu, nuk harron të vendosë “highlighter” në pjesën e sipërme të buzës, hundës dhe sipër mollzave. Vanessa e përmbyll rutinën e saj të make up-it duke përdorur një laps buzësh për t’i vijëzuar ato dhe në fund vendos buzëkuqin me një nuancë vishnje të errët nga marka e njohur “MAC”. Aktorja nuk harron të vendosë rimelin nga “YSL”. Më poshtë keni të listuara produktet e make up-it që përdor Vanessa Hudgens, nëse dëshironi t’i blini.

1-Larës fytyre nga “Know”

2-Krem hidratues nga “Know”

3-Masazhues fytyre nga “Complex Culture Beauty”

4-Shkëlqyes buzësh nga “Dior”

5-Korrektor nga “Rare Beauty”

6-Fondatinë nga “Bare Minerals”

7-Bronzer nga “Fenty Beauty”

8-Laps vetullash nga “Benefit Cosmetics”

9-Xhel vetullash nga “Patrick Ta”

10-Buzëkuq nga “MAC”

11-Rimel nga “YSL”