Vanessa Bryant kujtoi bashkëshortin e saj të ndjerë Kobe Bryant teksa ndiqte koncertin e Taylor Swift në SoFi Stadium në mënyrën më të veçantë. Në një postim në Instagram Story, 41-vjeçarja ka shpërndarë një foto prekëse të një xhakete të cilën e ka veshur në koncertin e këngëtares.
Xhaketa xhins ishte e stampuar veçanërisht me një foto të Kobe dhe artistes së hitit “Wildest Dreams”, e cila u shkrep në vitin 2015 kur Swift performoi në Staples Centre.
Në një foto tjetër ajo ndau një tufë byzylykësh që vajza e saj Natalia Bryant i dhuroi në përkujtim të yllit të NBA dhe vajzës së saj Gianna Bryant.
“Faleminderit për byzylykët e mi @nataliabryant,” i ka shkruar Vanessa fotografisë.
Ajo gjithashtu ndau një video prekëse të Natalia dhe Gianna duke kënduar këngën “You Belong With Me” të Swift në vitin 2018.
“Bebet e mia janë bota ime”, ka shkruar ajo së bashku me hashtagun “swifties”.
Rikujtojmë se Kobe dhe Giana kanë vdekur tragjikisht në një aksident me helikopter në vitin 2020, i cili vrau gjithashtu shtatë të tjerë. Shumë njerëz të njohur nga bota e sportit, muzikës, kinematografisë dhe jo vetëm reaguan dhe shprehën ngushëllimet e tyre në lidhje me tragjedinë e ndodhur. Pas aksidentit edhe Taylor Swift bëri një postim në Twitter për të shprehur tronditjen e saj dhe ngushëllime.
Zemra ime është copëtuar duke dëgjuar lajmin e kësaj tragjedie të paimagjinueshme. Nuk mund ta kuptoj se çfarë po kalojnë familjet. Kobe do të thoshte kaq shumë për mua dhe për të gjithë ne. Duke i dërguar lutjet, dashurinë dhe ngushëllimet e mia të pafundme Vanessa-s dhe familjes dhe kujtdo që humbi dikë në atë fluturim.