Live From Tirana Music Showbiz

Vanesa Sono sjell këngën “Mëshirë”: “Kam mësuar t’i besoj vetes sime…”

E ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë këngëtarja e talentuar Vanesa Sono. Ajo së fundmi ka publikuar projektin e sj më të ri që mban titullin “Mëshirë” dhe që është po ashtu pjesë e “The Top List”. Vanesa na ka folur më shumë për këtë këngë, por dhe projektet e tjera të saj…

Si lindi “Mëshirë?

“Mëshirë” ka qenë një këngë që nuk kam pasur ide nëse çfarë doja të bëja me të, nëse doja ta çoja në një kompeticion ose jo. Ulem çdo ditë dhe shkruaj ndjesitë e mia. Ashtu lindi “Mëshirë”. Procesi ka qenë i lirshëm. Herë më ndodh që të më ngacmojë diçka dhe mezi pres të vij në shtëpi e të ulem ta punoj. Tek “Mëshirë” kam shkruar refrenin, ajo ka qenë gjeneza. Dhe më tej kam punuar pjesën tjetër me producentin. Kam mësuar t’i besoj vetes sime e ta lë të lirë. Ka shumë artistë e producentë që kanë një orar që ulen e të krijojnë diçka. Nëse unë e bëj këtë nuk do të isha autentike, prandaj e lë veten e lirë.

Tani që periudhën më të madhe të kohës jeton në Angli, për çfarë të merr malli nga Shqipëria?

Më merr malli për shumë gjëra. E shijoj shumë Shqipërinë, të gjitha ato gjëra që nuk i kam vlerësuar kur jetoja atje, tani më mungojnë shumë. Më mungojnë dhe të gjitha gatimet e gjyshes.

Për kë do ta ngrije “një gotë”?

Një gotë mund ta ngresh për gjëra të ndryshme. Këtë muaj e ngre për familjen time.

Kush është bërë “i huaj” për ty?

Ata që donin të bëheshin të huaj.

Fundjavën e kaluar ti ishe në Tiranë, po merresh me ndonjë këngë të re?

Kam ardhur në Tiranë për disa regjistrime këngësh shumë të bukura. Kemi sjellë disa gjëra shumë të bukura. Së shpejti do të vijnë…

Nëse edhe juve ju pëlqen kënga “Mëshirë”, por dhe projektet e tjera të Vanesës, ju mund të vazhdoni t’i votoni ato për të qenë sa më gjatë pjesë e “The Top List”.