Mbrëmjen e kaluar, filmi “The Harder They Fall” hapi Festivalin e Filmit në Londër, me një tapet të kuq që shënoi kthimin në premierat e mbajtura në mënyrë fizike pas kufizimeve të pandemisë. Pjesë e kësaj mbrëmje të rëndësishme ishte edhe Beyonce, e cila ishte përkrah bashkëshortit të saj, Jay Z, i cili është dhe producent i filmit.
Beyonce ia ka besuar paraqitjen e saj të mrekullueshme, sërish silistit të njohur shqiptar, Valdrin Sahitit. Një fustan i zi i gjatë ishte përzgjedhja e divës së muzikës, e si detaj që e bënte atë edhe më elegant ishte dekolteja e veçantë tek busti. Fustanin këngëtarja e kombinoi me taka të zeza, syze dielli të errëta dhe një çantë dore me gurë të vegjël argjendi.
Kjo është hera e dytë që Beyonce zgjedh të vishet me një fustan të Valdrin Sahitit, ajo zgjodhi një fustan të kuq për paraqitjen në “Pre-Grammy Awards 2020”. U përfol shumë asokohe, fustani u kuq dhe shumë seksi që diva e muzikës pop mbante veshur. Stilisti tregoi se ishte vetë Beyonce me anë të asistentëve të saj që gjeti kontaktet për t’u veshur nga krjimet e tij.
Janë ato vetë që bien në kontakt me ne dhe nëpërmjet asistentëve. Diskutuam për shumë fustane, jo vetëm për të kuqin që zgjodhi. Gjithmonë kam besuar në ëndrra dhe vizione. Besoj fort se arti nuk ka kufinj, pavarësisht moshës apo vendit.
Gjatë 2021, ai ka veshur dhe aktoren Bella Throne në ditën e fejesës së saj. Emra të tjerë që i besuan ‘look-un’ e tyre talentit shqiptar janë. Paris Hilton, Little Mix, Bebe Rexha, Cardi B dhe shumë të tjerë.
Rikujtojmë se, Kylie Jenner ka publikuar së fundmi klipin promovues të linjës së saj të re ndaj kujdesit për bebet ku shfaqet me të bijën, Stormi. E gjithë video të krijon iluzionin e një parajse të vogël, ku të dyja janë krah njëra tjetrës mbi një botë të mbushur me re ngjyrë rozë të lehtë dhe luajnë së bashku. Por përpos këtyre momenteve të ngrohta nënë e bijë, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen është se Kylie mban veshur një krijim të stilistit shqiptar, Valdrin Sahiti.