Valdrin Sahiti, është një nga stilistët më të njohur brenda dhe jashtë vendit. Ai nuk ngurron asnjëherë për të postuar në rrjete sociale foto nga përdishmëria e tij, nga jeta personale si dhe profesionale.
Stilisti i famshëm është duke kaluar pushimet e tij në Turqi së bashku me familjen. Në fotot e publikuara në “Instastory” mund ta shohim qartë që duket në superformë. Me këmishë me motive verore shumëngjyrëshe, kombinuar me pantallona të shkurtra, Valdrini duket se po shijon çdo ditë pa i munguar aspak stili.
Në një video tjetër të tij, Valdrini ka postuar dhe këngën e re të Elvana Gjatës, duke shprehur kështu dhe mbështetjen që i jep gjithmonë mikeshës së tij.
Rikujtojmë se, Valdrin Sahiti nuk është i vetmi i famshëm që ka shprehur pëlqimin ndaj këngës së re të këngëtares bukuroshe.