Valdrin Sahiti, stilisti i njohur brenda dhe jashtë vendit, pëlqen të ndajë me ndjekësit e tij momente nga jeta personale dhe profesionale në rrjetet sociale. Së fundmi, ka tërhequr vëmendjen e fansave një video në ‘Insta Story’, ku Valdrini bashkë me vajzën e tij janë duke udhëtuar me makinë e duket se ai po e shijon shumë këtë çast. Ajo që është komentuar negativisht nga disa ndjekës është fakti se ata po komunikojnë në gjuhën angleze me njëri-tjetrin.
Disa ndjekës kanë guxuar shumë duke i kërkuar dhe llogari stilistit të famshëm nëse vogëlushja e tij di të flasë rrjedhshëm shqip. Valdrini nuk i ka lënë pa komentuar këto reagime, dhe është kundërpërgjigjur me anë të një postimi.
Njerëz të dashur që jeni shqetësuar për të folurën e vajzës sime në gjuhën angleze. Ju siguroj që është në duar të sigurta dhe nuk ka asnjë problem me gjuhën shqipe. Madje dhe gjyshërit i ka me titullin Dr.Prof. Faleminderit për shqetësimin tuaj por arsimi jonë ndër breza është në një nivel të lartë. Mënyra se si flasim mes nesh është thjesht një qejf i joni dhe nuk i japim llogari askujt.
Ndërkohë, sot vajza e tij dhe e bukuroshes Edita Ramadani, mbush 3-vjeç. Këtë na e zbuloi Valdrini përmes nje posti në Instagram, me një foto të Bella-s me mbishkrimin “Bella jeme, sot 3”. Kujtojmë se para pak ditësh edhe Edita festoi ditëlindjen e saj. Pak kohë më parë çifti i njohur konfirmuan me anë të një fotoje se do të bëhen prindër për herë të dytë.