Celebrities Gossip

Valbona Mema i jep Kiara Titos këshillën e saj brenda “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Vetëm pak më parë gjatë një bisede mes Kiarës dhe banorëve të tjerë në lidhje me qëndrimin dhe sjelljen e saj ndaj Luizit, Valbona ka ndërhyrë dhe i ka dhënë Kiarës këshillën e saj në lidhje me këtë situatë dhe vazhdimësinë e saj në raport me Luizin.

Valbona : për mendimin tim si njeri që ka pasur nje përvojë të gjatë jetësore, bëj çfarë të thotë zemra… cfarë do që të themi ne, o e di ti atë punë o se di askush… 

 

Ditën e sotme në një bashkëbisedim me banorët, Olta është shprehur se për Kiarën, Luizi është personi më i rëndësishëm dhe që ndikohet nga ai për raportin me banorët e tjerë, ndër ta edhe me vetë Oltën. Ama Kiara e ka kundërshtuar duke i thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se ajo nuk është fëmijë që të ndikohet nga askush.